Berisha për takimet e Salianjit: Është agjendë personale

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me takimin e Ervin Salianjit pasditen e djeshme me demokratët e Durrësit.

“Është një anëtar kryesie që në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Do të ketë një agjendë personale. Sa ishte salla, atë e di unë. I falënderoj grupet e punës që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh. Para jush, militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Të ndjekësh një agjendë personale është një zgjedhje që unë nuk kam kundërshti. Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj demokratët e Durrësit që e braktisën.

Ata ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS-në dhe kanë frikë për analizën që u bë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që i kanë tradhtuar militantët, sigurisht që do japin hesapin para strukturave. Ata që morën pushimet turistike në fushatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjithë strukturat”, tha ndër të tjera Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?