Berisha për vr*sjen e 20-vjeçarit në Ksamil: Ngushëllime familjes, ndëshkim maksimal autorëve

Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e turistit portugez. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt makabër”, duke shkruar se i riu kishte ardhur në Ksamil për pushime, por do të kthehej në vendlindje në arkivol.

Berisha ka shprehur kështu shqetësimin për ngjarjen e rëndë dhe ka kërkuar ndëshkimin maksimal të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm.

”Vrasja e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, akt makabër! Miq, i riu portugez 20 vjeçari Luis Miguel Varela Mendes erdhi në Ksamil për pushime dhe kthehet në shtëpinë e tij në arkivol! Akt makabër! Ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës, ndëshikimin më maksimal vrasësit dhe ndihmësve të tij”,-shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?