Berisha: Populli, gjykatësi i vëtëm i Ramës! Të dalim në protestë, të gjithë si opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se të gjithë opozitarët duhet të bëhet bashkë për të bërë të mundur largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Në një takim me aleatët politikë, Berisha tha Rama nuk mund të rrëzohet nga jashtë, dhe as me procese gjyqësore, por me votën e popullit.

“Krimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik. Duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe qytetarë për të larguar nga pushteti këtë bandë e organizatë kriminale, me në krye Ramën. Ideja se mund të vijnë ta heqin nga jashtë është e gabuar, nëpërmjet proceseve gjyqësore është po kaq e gabuar se ai do të përdorë pushtetin për të mbrojtur krimet e tij. I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë dot është gjykatësi i popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të dalim me një forum, opozitarë të zgjeruar, forca politike, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë. Kërkojmë qëeveri teknike, thjesht me dy objektiva. Së pari përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne forca politike opozitare nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me vullnetin e shqiptarëve. Ne jemi të sigurt se ne i fitojmë zgjedhjet”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?