Berisha poston videon: Zhduket edhe Kanioni i Erzenit, krim i rëndë mjedisor shtetëror

Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilëson si një rast të rëndë të shkatërrimit mjedisor në Kanionin e Erzenit, duke deklaruar: “Zhduket dhe Kanioni i Erzenit! Krim i rëndë mjedisor shtetëror”.

Sipas tij, ndërhyrjet në zonë kanë dëmtuar rëndë një nga pasuritë natyrore pranë Tiranës dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar denoncime për ndryshime të mëdha në zonën e Kanionit të Erzenit, ku pretendohet se devijimi i ujit dhe depozitimi i inerteve kanë transformuar peizazhin natyror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?