Berisha pret raporterin e PE për Shqipërinë në selinë blu: Falë Ramës vendi është një parajsë e narkotrafikut

Kreu i PD, Sali Berisha priti në selinë blu eurodeputetin Andreas Schieder, reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, si dhe një grup gazetarësh gjermanë dhe austriakë. Teksa ka ndarë fotot nga takimi, kreu i PD shkruan në një postim në Facebook, se u tregoi se Shqipëria nën qeverisjen e Ramës është bërë një parajsë e narkotrafikut, pastrimit të parave të drogës në ndërtim dhe korrupsionit galopant

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të takoja dje në selinë e Partisë Demokratike, eurodeputetin Andreas Schieder, reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, anëtar i Komitetit të Stabilizim- Asociimit të PE me Shqipërinë, dhe një grup gazetarësh austriakë e gjermanë, që mbulojnë rajonin dhe Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një bisede të hapur e të ngrohtë, i njoha miqtë me opresionin që ushtrohet ndaj opozitës në Kuvend, moslejimin e interpelancave dhe ngritjen e komisioneve hetimore, një e drejtë kushtetuese e çdo opozite në çdo vend demokratik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksova se kjo, ndër të tjera, përbën edhe dallimin mes një diktature totalitare dhe një autokracie, apo një narko-diktature, siç është Shqipëria nën Edi Ramën. Si ‘narkoshteti i parë’ dhe i vetëm në Europë, Shqipëria nuk cilësohet nga unë dhe as nga opozita, por është pjesë e një vargu hulumtimesh, reportazhesh dhe dokumentarësh në mediat austriake, gjermane, belge, italiane dhe franceze, duke filluar që nga viti 2017.

Shqipëria nën qeverisjen e Ramës, është bërë një parajsë e narkotrafikut, pastrimit të parave të drogës në ndërtim dhe korrupsionit galopant. U theksova miqve se Partia Demokratike e ka të qartë dhe të pandërprerë vokacionin pro-perëndimor, dhe angazhimet eurotlantike janë në themel, jo vetëm të vizonit të saj që në zanafillë, në vitin 1990, por edhe shtylla mbi të cilat është qeverisur vendi nën drejtimin e saj. Biseda ishte e hapur dhe me tematikë të gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?