Berisha: Rama në rreth të kuq nga ndërkombëtarët. Të ngrihemi fuqishëm kundër tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale pasi mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të PPE në Bruksel, theksoi se kryeministri Edi Rama është tashmë në “rreth të kuq” nga ndërkombëtarët.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, në orën 18:00, duke shtuar se me kryeministrin Edi Rama nuk mund të keë progres në BE, por vetëm kthim pas.
“Njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkodiktaturë dhe Edi Rama sot është një diktator me rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe Evropë. Mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, liderët e këtyre partive, CDU, partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.
Diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin me këto parti dhe i njoha me kryengritjen tonë paqësore për të përmbysur këtë regjim, zhvillimet dramatike ku Rama mori përsipër fajësinë duke bllokuar sistemin e drejtësisë, paketën ligjore që përgati si mburojë për vjedhjet e tij. Në këtë samit, PD mori mbështetje të madhe. Bëmë takime në parlamentin belg, ku informuam miqtë për situatën dramatike që kalon Shqipëria.” theksoi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

