Berisha: Rama po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri

Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se për të mbrojtur veten dhe krimet e tij, po shkon drejt një grushti shteti dhe po asgjëson de facto drejtësinë në Shqipëri. Kreu i PD-së këtë deklaratë e dha gjatë një deklarate për shtyp nga selia blu, ku kërkoi dorëheqje të Ramës.

”Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje.

Ndërkohë, intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen. Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri. Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit”,-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë

Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje.

Ndërkohë, intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen.

Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese.

Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit.

Ai është sot njeriu më i rrezikshëm për shqiptarët, dhe jo vetëm për shqiptarët, por me lidhjet e tij të krimit ai përbën një rrezik të madh për rajonin dhe më gjerë.

PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim.

Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës.

Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij.

Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj.

Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë.

Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës.

Kjo është e vërteta.

Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana.

Një monopol i ri teknologjie krijohet.

Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve.

Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai.

Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT.

Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.

Imagjinoni çfarë veprimtarie.

Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare.

Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos.

A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin.

Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre.

Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut.

Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare.

Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar.

Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri.

Legalizimi i parajsës së Troplinëve.

Se ata nuk ndahen pa gjë, jo, dhe ata, mos mendoni ju se, ata kanë aksione te tyre këtu, nuk i japin kot livadhet ata. As arat.

Pra, legalizimi i parajsës.

Vetëm 45 ditë pas krijimit të ACTI, shoqatës kombëtare të IT, qeveria me shpejtësi me 20 shkurt 2025, regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park.

Pronësia i kalon Korporatës së Investimeve Private, nën drejtimin e famëzëzes Elira Kokona.

Çfarë është kjo Elira Kokona?

Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona.

Përcaktohet zona Xhafzotaj si zonë e lirë duke i hapur rrugën përjashtimit nga taksat për anëtarët e shoqatës të Armand Frangut me alias Ermal Beqiri.

Tre emra lëviz ky mekanizëm. Ermal Beqirin, tashmë të njohur.

Shefin e tij, Ergys Agasin.

Elira Kokonën, garantuesen e infrastrukturës ligjore dhe statusti të parkut Durana.

Dhunimi i ligjit 58, viti 2022.

Ky akt pra, këto vendime janë në dhunim flagrant të ligjit.

Sipas këtij ligji, një park teknologjik që gëzon lehtësi fiskale duhet të jetë në një territor fizik të rrethuar me kufij gjeografikë të përcaktuar, porta hyrëse dhe dalëse të miratuara, pikë doganore funksionale për të kontrolluar flukset ekonomike.

Asnjë nga këto, Troplana nuk plotëson përveç sundimit absolut të Troplinëve në Xhafzotaj.

Shpikja e modelit virtual.

Për të lejuar shmangien e menjëhershme të taksave pa ndërtuar asgjë përdoret koncepti faza e parë, model virtual.

Ky model lejon kompanitë të pretendojnë statusin e rezidentit në Durrës, ndërsa punojnë në Tiranë apo ku të duan.

Ky model nuk ka asnjë bazë ligjore dhe çdo përfitim mbi këtë bazë është ekstraligjor, i paligjshëm.

Rezidentët dhe hierarkia e përfitimit.

Struktura e anëtarësimit në këshillin e Armand Frangut, me emër Ermal Beqiri.

Për të hyrë në Durana Tech Park, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës.

Kategoria platinium, që është bërthama e këtij monopoli, nuk ka tarifë zyrtare, anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin dhe këto bëjnë pjesë Createch, Soft Solutions, Hard Tech dhe Communication Progress.

Këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.

Kategoria gold, tarifa 5 mijë euro në vit, përfshin rreth 50 kompani si Horizon, Albascan, Baboon, Siberfar, EA Solutions, kanë akses të lartë në të dhënat e projekteve inovative.

Kategoria silver, tarifa 1 mijë euro në vit, kompani të mesme që kërkojnë mbështetje ligjore dhe orientim në tenderat publikë.

Shikoni se cfarë sistemi i turpshëm, se çfarë gjobëvënie.

Ky është Edi Rama.

E kam theksuar dhe e theksoj 1 mijë herë, se kur kryeministri vjedh, administrata shndërrohet në një lukuni vjedhësish, korrupsioni shndërrohet në sistem.

Kategoria individuale, tarifa 50 euro në vit, këta janë plebejtë, që paguajnë 50 euro dhe shtojnë numrin e anëtarëve të klubit.

Tani të shohim pak se kush është Kreatx dhe kush fshihet pas saj.

Kreatx nuk është thjesht një kompani softuresh, por bërthama operacionale e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri

Pronësia dhe kontrolli.

Kompania kontrollohet në aparencë nga Ermal Beqiri, në të vërtetë nga Armand Frangu, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.

Ermal Beqiri është edhe drejtuesi i shoqatatës ACTI.

Kreatx shpk është vendosur në pronësi të Enor Nakuçit dhe Lejdi Koçit.

Hardtech në pronësi të Enea Buzës.

Pikërisht kompania Hardtech dhe pronari i saj, Enea Buza janë në qendër të dyshimeve.

Buza rezulton të ketë qenë më herët aksioner dhe i punësuar në kompaninë Horizon, e lidhur drejtpërdrejt me Ermal Beqirin.

Se çfarë bëjnë këta, krijojnë dhjetëra kompani dhe i fusin të gjitha në furrë.

Personash i njohur për skandale të rënda dhe aktualisht i shpallur në kërkim si organizator i pengmarrjes me Ergys Agasin në rastin e Gerond Meçes dhe pa asnjë diskutim në rastin e Daniel Shimës, të cilën e bllokon Altin Troplini.

Skandali qëndron në faktin se pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro, sepse ai është në kërkim, por Armand Frangu është i lirë, nga paratë publike përmes personave dhe kompanive publike që konsiderohen si zar për njerëzit e afërt të tij.

Lidhja direkte politike është Ergys Agasi që edhe sot jep urdhra dhe mban të gjallë aktivitetin e tij. I lirë, gjoja me mandat arresti.

Me datën 21:12.2023, me anë të kontratës së shitjes së kapitalit, ortaku Enea Buza shet 35 përqind të kuotave të kapitalit kundrejt çmimit 125 mijë lekë.

Pas transferimit largohet ortaku Enea Buza nga shoqëria dhe ortaku i vetëm i shoqërisë Comscope Limited mbetet zotërues me 100 përqind të kapitalit.

Me datën 19.4.2024, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, ortaku Comscope Limited shet 100 përqind të kuotave në favor të Ermal Beqirit- Armand Frangut- kundrejt çmimit 380 mijë euro, pra një larje e mirëfillte parash në këtë rast.

Pas transferimit largohet ortaku Comscope Limited nga shoqëria dhe ortaku i vetëm i shoqërisë bëhet Ermal Beqiri, zotërues 100 përqind i aksioneve.

Tani, një rast i bukur shumë.

Thashë, sot do të kishit vetëm një aspekt të Duranës, të famshmes Duranë.

Mekanizmi i tenderave.

Rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI.

Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet.

Dokumentet e prokurimit vërtetonë se Kreatx, anëtar platinium i ACTI, dominon përmes eliminimit sistematik të konkurrencës tenderin e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës në shtator 2025.

Kreatx fiton kontratën me 4.7 milionë lekë si operatori i vetëm në garë duke marrë pothuajse 100 përqind të fondit limit.

Prisni tani.

Eliminimi teknik.

Në tenderin prej 12 milionë lekë, operatori rival Uptech skualifikohet me argumente teknike duke lënë rrugën të hapur për Kreatx.

Sfidomi i ankesave.

Edhe kur operatorët ankohen për skualifikimin e padrejtë në tendera, komisioni i prokurimit lë në fuqi prokurimin e mëparshëm.

Shiko çfarë bëjnë tani këta.

Skandali me ujësjellësin e Durrësit.

Shikoni se si futin duart në fatura këta. Se si vjedhin fatura këto kompani. Se si rrisin tarifat.

Këto janë të paimagjinueshme.

Sipas të dhënave dhe dëshmive të mbledhura, sistemi i defekteve, Kreatx instaloi një aplikacion financiar, i cili shfaqi probleme serioze teknike duke përfshirë dublikimin e faturave të qytetarëve.

Ja pra, vidh këta, paguaj qytetarët.

Dyfishojua çmimin e ujit qytetarëve këta hajdutë për të ndarë paratë.

Dyfishojnë çmimin e ujit me fatura.

Ndërhyrje të paautorizuara.

Ekzistojnë dyshime të forta se stafi i Kreatx ka pasur akses të pakufizuar në serverat e ujësjellës-kanalizimeve në Durrës duke bërë ndërhyrje manuale në faturat dhe bilance pa autorizim zyrtar.

De facto këta kanë marrë në drejtim të gjithë fondet dhe buxhetin e ujësjellës-kanalizimeve.

Tërheqje e dyshimtë.

Pak para se të shppërthente dosja e AKSHI-t, Kreatx u tërhoq nga UKD dhe u zëvendësua me Financa 5, por gjurmët e tyre mbeten ende në kompjuterët e administratës.

Hajduti ka vjedhur dhe ka ikur.

Nuk mjafton me ato që marrin me tenderat e AKSHI-t, këta duan të gjithë Shqipërinë.

Gropat financiare dhe fshehja e borxhit.

Bilanci zyrtar, raportohen rreth 160 milionë euro borxh nga ujësjellësi i Durrësit.

Bilanc real. Investigimi sugjeron se borxhi real i UKD mund të arrijë në 400 milionë euro.

Imagjinoni se ku e çuan këta.

Ndërhyrjet e Kreatx mund të jenë të përdorur për të fshehur shpërdorimin e fondeve, vjedhjen e tyre dhe buxhetin real që vjen.

Tani, Durrësi ishte vetëm një shembull.

Por nuk ngopen këta.

Kreatx nuk është mjaftuar me Durrësin.

Dokumentet e prokurimit vërtetojnë se kompania e Armand Frangut alias Ermal Beqirit ka kapur pothuajse çdo kontratë strategjike për mirëmbajtjen e sistemeve të IT në ujësjellësat e gjithë Shqipërisë, Elbasan, Vlorë, Dibër, Shkodër.

Statistikat e dominimit absolut.

Një analizë e Open Procurement Albania tregon se Kreatx ka një shkallë suksesi të jashtëzakonshëm në këtë sektor.

Numri total, 37 kontrata.

Vlera totale, 254 milionë lekë.

Metoda, 80 përqind të rasteve tenderat fitohen me një operator të vetëm dhe skualifikim i rivalëve për shkaqe teknike.

Kreatx i plotëson të gjitha ato, gjithnjë, se vetëm softi i saj është softi që i përgjigjet, softi i Frangut.

Kjo ushtri tenderash që vijnë nga çdo cep i Shqipërisë ka një qëllim final, grumbullimin e fitimeve në parajsën Durana.

Pra, kjo ishte një paraqitje e bazës antiligjore të parkut të Troplanës si në instrument vjedhje nga familja Rama, Lindat e tij, për të cilën ai, këtë të AKSHI-t, ka respektin maksimal sepse i siguron të ardhura maksimale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

I mirë 12538 (47.9%)
I keq 11210 (42.8%)
Çka 2414 (9.2%)

Vota totale: 26162