Berisha: Rama, terror deputetëve të vet për votimin e Reformës Territoriale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama “po ushtron terror” ndaj deputetëve socialiste për votimin e Reformës Territoriale.
“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij, nga frika se nuk do ta votojnë reformën. Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm. Deputetët duhet të ndihen përgjegjës përpara aktit që ai u propozon të kryejnë. Megjithatë, ai ka bllokuar sallën e Parlamentit dhe është duke u bërtitur si i çmendur deputetëve të vet. Po ushtron terror në Kuvend, po u bën presion: ‘Ti ke marrë këtë favor’, ‘Ti ke marrë këtë koncesion”…
Ne i kemi thirrur demokratët, por protesta është e qytetarëve. Ka protestues nga e gjithë Shqipëria, të të gjitha partive, pa simbole partiake. Do të jetë protestë e njerëzve që shohin se interesat e tyre po shkelen në mënyrë kriminale”, tha Berisha.

