Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: Qeveria ndërhyri në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha thotë se raporti i OSBE/ODIHR ka faktuar farsën zgjedhore.

“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?