Berisha rikthehet tek Foltorja: Ndaj Ballukut rëndojnë 9 vepra penale, minimumi rrezikon mbi 30 vite burg!

Sali Berisha është rikthyer si çdo të hënë para Foltores tek Kryeministrisë, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas kreut të PD-së, 20 shkurti 2026 ishte “dita e triumfit të idealeve demokratike, e guximit qytetar dhe e përgjegjësisë ndaj vendit”, duke shtuar se në atë ditë “Tirana ishte në duart e qytetarëve”. Ai akuzoi qeverinë si “organizatë kriminale”, duke pretenduar se për veprimet e saj meriton dënime të rënda.

Berisha iu referua edhe mbledhjes së Këshillit të Mandateve, duke përmendur Ulsi Manjën, për të cilin tha se ka deklaruar se Belinda Balluku “nuk ka kryer ndonjë krim aq të rëndë sa të arrestohet”. Në kundërpërgjigje, Berisha pretendoi se ndaj saj rëndojnë nëntë vepra penale, të cilat sipas tij përbëjnë minimumi 36 vite burg.

Ai shtoi se sipas vlerësimit të tij këto nëntë akuza përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të shkeljeve që, sipas tij, janë kryer nga përfaqësues të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?