Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Në konferencën për shtyp ditën e sotme, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar.
“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?
Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

