Berisha: Shqipëria në vendnumëro për integrimin. Rama bllokoi procesin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët foli për integrimin evropian, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama bllokoi procesin. Sipas Berishës, vendi është në vendnumëro në këtë aspekt.
“Ky vendim detyroi një numër vendesh, anëtare të BE, që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit. Në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë. Për ta të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se deri sa vendet e BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin e standardeve, Shqipëria nuk do të mundet të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Kjo është e vërteta. Shqipëria është e bllokuar, në vend numëro, nuk ecën dot para. Ky raport është unanim. Shqiptarët ta kenë të qartë se Rama me vendimin që mori për të mbrojtur veten e tij, duke bllokuar arrestimin e Ballukut në parlament, bllokoi de-facto bllokimin e procesit të BE. Bëj këtë sqarim për mediat, në lutjen që ta përcjellin në mënyrë korrekte. Këto janë shpjegime dhe komente që bëjnë përfaqësuesit e BE për Europa e Lirë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

