Berisha: Si u sabotua mbledhja e ministres së arsimit

Sali Berisha denoncoi Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit se ka sabotuar mbledhjen që pritej të realizonte ministrja e re, Mirela Karabina, me drejtorët e shkollave të Tiranës.

Duke iu referuar një mesazhi të dërguar në adresë të tij, Berisha shkruan në Facebook se Plarent Ndreca lajmëroi drejtorët të mos vinin në mbledhje.

Ja statusi i plotë në Facebook i ish-kryeministrit Berisha:

“Sekretari i Pergjithshem i mafies shteterore, urdheron mafiozin e Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca te sabotoje mbledhjen e ministres se arsimit me drejtoret e shkollave te Tiranes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Z.Berisha! sabotohet mbledhja e ministres se arsimit me drejtoret e shkollave te Tiranes sepse nje fare sekretar i pergjithshem me precedente urdheron drejtoreshen Arjola Byzyku qe të mos behet- ne i lameruam drejtoret dhe mbas urdherit i thame qe te mos vinim se urdherat i marrim nga sekretari i pergjithshem- thote Drejtoresha, keto jane bashbuzuket e adminstrates shteterore qe intimidojne ne menyre barbare administraten, qytetari dixhital”.

SHKARKO APP