Berisha: Sigurisht që do ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitar Sali Berisha deklaroi se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës do të njohë dimensione të reja dhe është e pandalshme deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Berisha u shpreh se revoltë do të ketë sigurisht dhe se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë për përballje dhe qëndresë kundër regjimit aktual.
Ai vuri në dukje se qëndrimi i opozitës dhe protestat paqësore synojnë të rrëzojnë një “kufomë politike të pakallur” dhe të japin vendin që vendi meriton.
Deklarata e plotë:
Elion Kaja: Përshëndetje lider historik. A do të ketë rezistencë sonte? A do të vazhdojmë të përballemi me të gjitha për të gjitha se shqiptarët janë gati më shumë se kurrë për përballje dhe qëndresë?
Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros në OKB.
Por në fakt, në qoftë se e rikthen pak, kishin përpara shqiptarët një kufomë politike të pakallur.
Kështu që ne do ta kallim atë dhe do i japim vendin që meriton.
KOHA JONË SONDAZH

