Berisha takim me Eerik Kross në Strasburg: Biseduam për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor në Shqipëri

Gjatë vizitës në Strasburg, kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një takim me Eerik Kross, Kryetar i Komitetit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet kryesore që prekin gjendjen e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Palët theksuan rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e institucioneve dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve. Takimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të dialogut ndërkombëtar mbi zhvillimet ligjore dhe demokratike në vend.

”Takim me Z. Eerik Kross, Kryetar i Komitetit të Çështjeve Ligjore dhe të të Drejtave të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjendja në Shqipëri e të drejtave të njerut dhe shtetit ligjor ishin çeshtjet kryesore që u diskutuan në këtë takim”,-shkruan Berisha në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?