Berisha për Salianji-Alimehmetin: Takimet në kafe s’meritojnë komente!

Zhvillimet e djeshme në gjirin e PD kanë shkaktuar mërzitje në Selinë Blu, ndonëse bëjnë sikur nuk duan t’ia dijnë. Dje Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti u takuan me disa nga me të votuarit në qarqe duke folur se si mund të ndryshojë PD-ja për tu rikthyer në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot lidhur me takimin e zhvilluar dje mes disa eksponentëve të Partisë Demokratike.

Berisha theksoi se takimet e zhvilluara në ambiente kafeje normalisht nuk meritojnë vëmendje apo komente të veçanta, por shtoi se Partia Demokratike vijon të jetë forca politike më e hapur dhe demokratike në vend, e gatshme të mirëpresë çdo lloj mendimi dhe ideje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shpjegoi se procesi i analizës së brendshme ka nisur tashmë dhe të gjitha udhëzimet e nevojshme janë dhënë. Sipas Berishës, kjo ngjarje nuk paraqet asnjë risi apo lajm të rëndësishëm, por po përdoret nga mediat thjesht për të mbuluar “superskandalet” e kryeministrit Edi Rama dhe Ervin Lubisë. Ai ripohoi se diversiteti i mendimit ka ekzistuar dhe do të vazhdojë të ekzistojë brenda Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar nga ky zhvillim, duke theksuar se personat që kanë marrë më shumë vota ndodhen në Parlament. Ai theksoi se ata që u përmendën janë figura të nderuara, aktivistë të shquar dhe kanë dhënë kontribute të pamohueshme në PD. Sipas tij, mendimi ndryshe brenda partisë është gjëja më normale, pasi secili ka instancat përkatëse ku mund të shprehë pikëpamjet e tij. Salianji është anëtar i Kryesisë së PD, ndërsa Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë.

Berisha ftoi çdo demokrat në zyrën e tij për të shprehur mendimet, duke përsëritur se nuk ka asnjë risi në këtë situatë.

Por edhe lideri demokrat e di se nuk zgjidhet me bisedime në zyrën e tij, pasi ka nevojë frymë tjetër drejtimi në PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?