Berisha takohet me senatorin Lankford dhe kongresmenin Hern në SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një foto nga takimi i tij me senatorin republikan të Oklahoma-s, James Lankford, dhe kongresmenin republikan Kevin Hern.
Në postimin e publikuar prej tij, Berisha e cilëson Kevin Hern si kandidat republikan për Senatin e Shteteve të Bashkuara në Oklahoma.
Takimi vjen në kuadër të kontakteve të Berishës me figura të rëndësishme të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në postimin shoqërues nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi temat e bisedës.
KOHA JONË SONDAZH

