Berisha: Të premten do të përcaktohet data dhe qëndrimet ndaj Ramaduros
Partia Demokratike njofton se të premten do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë, ku do të marrin pjesë opozita, shoqëria civile dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm shoqëror. Sali Berisha thotë se do të përcaktohen qëndrimet dhe veprimet në vazhdim ndaj Ramaduros, si dhe data e protestave të ardhshme.
”Ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet dhe protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Data e protestës do të përcaktohet nga kjo tryezë. Asnjë datë nuk është përcaktuar.
Ka një datë që ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqëror, ku do të përcaktohet edhe data, edhe qëndrimet në vazhdim ndaj Ramaduros dhe qëndrimet ndaj tij.
Pra ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet, protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Datën do të jetë ajo tryezë që do e përcaktojë se kur do të mblidhet protesta”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

