Berisha: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve në disa qytete të vendit.
“Mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet.
Vetëm në rrethin e Durrësit përllogariten rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.
Por nuk është vetëm rrethi i Durrësit me përmbytje, nga Gjirokastra gjer në Shkodër janë mijëra e mijëra familje të tjera, biznese, fabrika, të cilat kanë pësuar dëme të parikuperueshme.
Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këtë zonë. Edi Rama apo Ramaduro që bën sehir, nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës dhe në Lezhë, apo Shkodër dhe qarqet e tjera, vetëm e vetëm se ligji e detyron atë në këtë gjendje t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore. Ky qëndrim indiferent, cinik është një lloj krimi në vetvete.
Në 4 muaj, do deklaronte sot një qytetar i Durrësit, jam përmbytur katër herë. Kësaj katastrofe natyrore, me përmasa të papara ndonjëherë, Edi Rama ndaj saj reagon me një cinizëm ekstrem, me një paturpësi, me një tallje ndaj qytetarëve të përmbytur“, ka thënë Berisha në një konferencë për gazetarët.
KOHA JONË SONDAZH

