Berisha tek dega 16 në Tiranë: Më 8 Maj, shqiptarëve do t’u themi se të zotët e vendit jemi ne
Në një takim me strukturat e degës 16 në Tiranë, Sali Berisha theksoi mobilizimin për datën 8 Maj. Berisha deklaroi se në rrugët dhe sheshet e Tiranës, mbështetësit e tij do t’u drejtohen qytetarëve shqiptarë me mesazhin se “zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet”.
Ai shtoi se kjo ditë do të shërbejë gjithashtu si një mesazh drejtuar Evropës dhe botës, sipas tij, për të theksuar se “vlerat dhe të drejtat kanë një avokat të pamposhtur”, duke iu referuar forcës së opozitës.
”“Foltore” e degës 16 të Tiranës. Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t’u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet! Me 8 Maj, do t’i themi Evropës dhe botës, se vlerat, të drejtat, kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne. Se jemi të vendosur, deri në rikthimin e tyre të vazhdojmë betejën tonë”,-shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

