Berisha tek Foltorja para Kryeministrisë: Rama po poshtëron shqiptarët me Ballukun. Hiq dorë nga grushti i shtetit
Sali Berisha edhe këtë të hënë e mbajti fjalën në Foltoren para Kryeministrisë. Ai e quajti një akt të paprecedentë daljen në ekran të zv/kryeministres Belinda Balluku krah Ramës. Për kreun e PD-së, kryeministri po poshtëron shqiptarët me këtë veprim. ”Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës”,-tha Berisha.
Pjesë nga fjala
Në një akt të papërgjegjshëm, poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij lubi Ballukun, për tu thënë që unë as që pyes për ju. Dhe ne nuk do tu pyesim dhe do të kesh fatin që Meriton. Një akt i papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju.
Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë më datën 24 janar, në të cilën do të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës. Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës. Të bashkohemi, të bisedojmë me çdo intelektual, pavarësisht nga qëndrimet e tij, të dalë nga konformizmi, të harrojë se konformizmi është sëmundja më e tmerrshme e një intelektuali.
Se konformizmi nuk i lejon atij të përmbushë misionin e madh para qytetarëve, para popullit të tij. Të bëjmë gjithçka për një front të vërtetë opozitar, i cili të përmbysë diktaturën e autokratit, e kleptokratit, Edi Rama, narkodiktatorit të parë dhe të vetëm në Europë. I bëj thirrje të rinjve të ngrihen në lartësinë e misionit të shenjtë, hyjnor. Gjenerata e tyre është gjenerata e misioneve të mëdha. Gjenerata e tyre po përbys diktatura dhe epoka. Ndaj dhe ftoj çdo të ri të këtij vendi të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij dhe me guximin, energjinë të bëjë çdo gjë për largimin e këtij regjimi armiqësor ndaj shqiptarëve
KOHA JONË SONDAZH

