Berisha tha se Gonzato trillon për PD, KE: S’komentojmë mbi spekulime

Për sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, KE ka reaguar për A2CNN. KE deklaroi se nuk ka koment ndaj spekullimeve.

Berisha deklaroi dje në mbledhjen e Kryesisë se Silvio Gonzato po sillet si ambasador i Ramës, duke thënë se AKSHI është problem kulturor.

“Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve. Se ky vend dhe ky komb edhe kur nuk kanë pasur shtet, kanë pasur një ligj për kontratat civile dhe kontratat e tjera, që e kanë respektuar pa pengmarrje. Dhe se AKSHI nuk është problem kulturor i shqiptarëve”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha tha se Gonzato mashtron në mënyrë të turpshme për qëndrimet e PD-së për integrimin, duke u shprehur se është skandalizuar kur e ka mësuar.

Së dyti, ky zotëri përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD-së në procesin e integrimit. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ai këtë. Tani unë do t’i them po këtu, forca jonë politike është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin e statusit të kandidatit që e ka bllokuar Edi Rama me tre ligjet, dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër.

Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit. Është forcë politike e cila ka shpallur si interesin më madhor kombëtar të shqiptarëve integrimin në BE. Por, është forca politike e cila ka qenë shumë e sinqertë me partnerët dhe nuk ka pranuar kurrë të mashtrojë partnerët dhe të mashtrojë shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?