Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin fuqishëm. Vëmendja e partnerëve tanë janë te shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 marsit. Nga Brukseli, ku po merr pjesë në aktivitetet për 50-vjetorin e Partisë Popullore Evropiane, Berisha ka theksuar se vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë është e fokusuar te qytetarët shqiptarë dhe opozita.

Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar te qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre.
Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësore të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë”, u shpreh Berisha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?