Berisha: Veliaj nga “superstari i regjimit” në problem për Ramën, po rrefehet….
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Tiranë dhe largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë, lideri demokrat Berisha kujtoi se vetëm pak kohë më parë, ai konsiderohej një nga figurat më të fuqishme të mazhorancës.
‘Ai konsiderohej ‘superstari i regjimit’, por opozita arriti ta gozhdonte politikisht. Sot ai është kthyer në problem për Edi Ramën. Këshilltarët që sot vendosën për ekzekutimin e tij politik, para disa muajsh zvarriteshin nëpër dritaret e SPAK për ta mbrojtur,’ shtoi Berisha. Me tej ai vazhdoi duke aluduar se Erion Veliaj do të “rrefehet” për shumë bëma të qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

