Berisha: Hidrocentrali i Fierzës i fikur
Nga Sali Berisha.
Sot dite historike per energjitiken shqiptare!Hidrocentrali i Fierzes eshte plotesisht i fikur. Vendi furnizohet ne vend te tij me energjine e 105 hidrocentraleve te reja.
Te dashur miq, sot Hidrocentrali i Fierzes eshte plotesisht i fikur. Prodhimi i tij sot eshte zevendesuar nga prodhimi i energjise se 105 hidrocentraleve te reja te ndertuara ne kuadrin e strategjise te qeverise se mepareshme: “Shqiperia superfuqi e energjise ujore ne rajon”. Ne kuadrin e kesaj strategjie, qeverite e PD dhe koalicionit te saj, firmosen ne vitet 2007-2013 dhenien me koncesion per ndertimin e 423 hidrocentraleve ne mbare vendin. Ne Shqiperi, pas miratimit te ligjit te koncesioneve ne mars te vitit 2007 dhe per shkak te permiresimit edhe te klimes se biznesit, u ndez gara me e pashembullt ne fushen e hidroenergjise. Kompanite me te medha te planetit si Shtatkraft e Norvegjise dhe nga mbare bota u angazhuan ne ndertimin e hidrocentraleve me investime qe arrinin ne mbi 2.6 miliarde euro.
Piktori deshtak, zemerlig dhe analfabet, beri gjithçka te bllokonte ndertimin e hidrocentraleve dhe te deshtonte strategjia e “Shqiperise superfuqi hidroujore ne rajon”. Ai anulloi ligjin e lehtesirave fiskale per ndertimin e hidrocentraleve, sepse ai e di qe rritja e prodhimit vendas te energjise i shkurton mundesine e vjedhjes nepermjet importit te saj. Piktori deshtak dhe analfabet anulloi ne menyre antiligjore dhjetera e dhjetera koncesione duke vendosur ne krize bankat qe kishin kredituar ndertimin e hidrocentraleve. Ai e beri kete vetem e vetem qe t’u merrte ryshfet pasi te fitonin gjyqin me qeverine. Ai dhe sot ju detyrohet kompanive te HEC-eve private mbi 90 milione euro borxh per energjine qe qeveria ka marre prej tyre.
Kjo eshte nje dite e mire per energjitiken dhe mbare shqiptaret ndaj dhe do ta mbyll me nje urim te perzemert per te gjithe ata qe ndertuan dhe po ndertojne e do ndertojne HEC-e ne Shqiperi dhe t’i siguroje se beteja e piktorit deshtak me HECet, e njejte me betejen e Don Kishotit me mullinjte e eres, shume shpejt do marre ndeshkimin perfundimtar nga shqiptaret!