BERZH: 20% e azilantëve në Gjermani janë shqiptarë

 

20% e totalit të azilantëve që kanë mbërritur në Gjermani janë shqiptarë, sipas BERZH, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Duke shtuar më tej edhe faktin se fluksi i klandestinëve nga Lindja e Mesme që po përshkojnë tranzit Ballkanin, do të ndikojë në ekonominë e këtyre vendeve, mes tyre, edhe Shqipëria.

Nga ana tjetër, BERZH ka parashikuar se Shqipëria do ta mbyllë vitin 2015 me një rritje ekonomike prej 2.3%.

Ndërkohë, për vitin kalendarik 2016 parashikimi i BERZH-it është edhe më optimist, duke parashikuar një rritje prej 3.3%.

SHKARKO APP