BERZH në mbështetje të grave në sipërmarrje

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar financime me bankat tregtare në vendet e Ballkanit, për të mbështetur gratë në sipërmarrje, sipas një njoftimi për shtyp nga BERZH.

Fondet do të jenë kredi e butë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të menaxhuara nga gratë në vendet ku ka nisur zbatimi i Programit të Biznesit per Ballkanin Perëndimor.

Kredia e BERZH me bankat tregtare lidhet me mbulimin e riskut të kreditimit dhe financimi është i kombinuar me shërbime këshilluese për gratë sipërmarrëse. Projekti ka nisur zbatimin për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Serbi dhe pritet të shtrihet edhe ne vende te tjera përfshirë dhe Shqipërinë.

Programi, përfshin financim, asistencë teknike për pjesëmarrje institucionesh financiare, këshilla të biznesit për gratë sipërmarrëse dhe një mekanizëm për ndarjen e riskut, ndersa BERZH planifikon të kontribuojë me 20.000.000 € për të krijuar linjat e kredisë për huadhënie ndaj bizneseve të grave e udhëhequr nëpërmjet bankave lokale në të gjithë rajonin. sipas njoftimit.

SHKARKO APP