Beteja kundër korrupsionit, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj thotë se çdo ditë përfaqësues të vendeve perëndimore vizitojnë SPAK-un për të shprehur mbështetjen në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që i njëjti institucion sulmohet dhe linçohet nga klasa e vjetër politike shqiptare.

Sipas Shehajt, ka ardhur momenti që qytetarët të marrin anë qartë në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit, duke mbështetur nismën për mbledhjen e 100 mijë firmave, të cilat do t’i dërgohen edhe Kongresit amerikan si dëshmi e vullnetit qytetar për një drejtësi të pavarur.

”Pothuajse çdo ditë një ambasador perëndimor shkon në SPAK për të shprehur mbështetjen në luftën kundër korrupsionit Një ditë shkon e Ngarkuara me Punë e SHBA, një ditë tjetër ambasadori gjerman, pastaj ai italian, hollandez, francez, anglez dhe kështu me radhë

Swiss Digital Desktop Reklama

Por njëkohësisht SPAK-u linçohet nga klasa e vjetër politike. Një ditë e sulmon Edi Rama, një ditë tjetër Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj, Belinda Balluku, ata dhe gazetarët dhe opinionistët e tyre nëpër media.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin dhe të mbështesin drejtësinë, të mbështesin luftën kundër korrupsionit. Politikanët shqiptarë që kanë pasur poste të rëndësishme në këto 35 vite duhet të dalin përpara drejtësisë.

Për këtë arsye kemi filluar fushatën e mbledhjes së firmave në mbështetje të drejtësisë. Duam të mbledhim 100 mijë firma. Deri sot kemi mbledhur pothuajse 20 mijë. Mungojnë edhe 80 mijë të tjera. Ju ftoj të gjithtëve të mbështesni drejtësinë , të firmosni në favor të luftës kundër korrupsionit. Firmosni, firmosni, firmosni”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?