Betejë Europiane Belgjikë-Francë, sot mësohet finalistja e parë
Ethet e finales sa vijnë dhe shtohen. Belgjika dhe Franca luan sot në orën 20.00 në Shën Petërsburg, ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Botërorit Rusi 2018.
Franca, që është e vetmja nga skuadrat e mëdha që ka mbetur në lojë për fitimin e Kampionatit Botëror, ka përballë një skuadër inferior në traditë, por aspak në përbërje.
Belgjika ka arritur vetëm një herë në gjysmëfinalet e një Botërori dhe kjo në 1986-ën e largët, përballë një Franca fituese të një Botërori në 1998, përballë Brazilit dhe finalist në 2006, kur u mund në 11-metërsha nga Italia.
Megjithatë belgët me lojën që kanë treguar deri më tani dhe me yje si Eden Hazard, Romelo Lukaku e Kevin De Bryune janë të frikshëm për çdo kundërshtar.