Betimi i Ministrave të rinj, sot në detyrë (FOTO)

Ministrat e rinj sot janë në detyrë, pasi një ditë më parë Kuvendi i miratoi me shumicë votash. Pas votimit ata menjëherë janë paraqitur në Presidencë, për të bërë betimin.

Zv/Kryeministrja Linda Mandija dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhulieta Kërtusha dhe Arben Beqiri betohen para Presidentit Bujar Nishani.

Betimi i tyre u bë pak pasi ata u miratuan në Kuvend në bazë të marrëveshjes Rama-Basha. Ndryshimet ndodhën në një kohë rekord, ndërkohë që Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht ndryshimet janë duke i shqyrtuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku ka patur disa mosdakordësi për çështje të vogla dhe jothelbësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?