Beyonce dhe Jay Z drejt ndarjes?

 

Kohët e fundit përflitet se gjërat nuk po shkojnë mirë për çiftin Beyonce-Jay Z.  Lifestyle Weekly raporton se çifti po rri në dhoma të ndara, në shtëpinë e marrë me qira në Beverly Hills. “ Jay Z dhe Beyonce po qëndrojnë në dhoma të ndara”, është shprehur një nga punonjësit e shtëpisë së tyre. Por kjo nuk është e gjitha. Burime të tjera afër tyre,treguan se ata kanë filluar të grinden ndërsa po shpërnguleshin në shtëpinë e re. Grindja ka vazhduar më tej, sepse Jay Z është shprehur se ai nuk donte të ndërronte shtëpi dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm për të plotësuar dëshirën e divës muzikore.
Burimet tregojnë se producenti është lodhur nga kërkesat dhe kapriçot e bashkëshortes së tij.

SHKARKO APP