Bie “bastioni” i fundit i Arktikut, shkencëtarët në alarm

Imazhet më të fundit satelitore tregojnë se disa nga akullnajat më të vjetra të arktikut janë zëvendësuar nga milje ujë deti për të parën herë, duke habitur jo pak shkencëtarët dhe monitoruesit e akullnajave.

Uollt Mejer, shkencëtar në qendrën kombëtare të borës dhe akullit thotë:

Kjo zonë konsiderohej si bastioni i fundit, ku ne do të shikonim që ndryshimet klimetarike të arrinin të fundit, por kjo ka ndodhur tashmë”
Akullnaja në Greenlandën veriore është më e trashë se kudo tjetër në arktik, por këtë vit është parë se edhe zona me intensitet më të madh të akullit nuk i ka bërë ballë temperaturave të larta.

Në fund të shkurtit, erëra të ngrohta nga jugu shkaktuan një shkrirje të akujve në rajon.

E ky është vetëm një event i izoluar në një zonë gjeografike relativisht të vogël.

SHKARKO APP