Bie borë në Shishtavec, zv.kryeministrja Balluku: Ekipet e OSSH në terren për riparimin e rrjetit

Moti i keq në Shishtavec të Kukësit ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Zv/kryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informon se ekipet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), janë në krye të detyrës, pavarësisht vështirësive të motit.

”Në krye të detyrës, pavarësisht vështirësive të motit. Në Shishtavec të Kukësit ekipet e OSSH po punojnë pa ndërprerje për riparimin e rrjetit të tensionit të mesëm që furnizohet nga nënstacioni Rexhepaj. Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën veriore kanë shtuar sfidat në terren, por gatishmëria jonë është rritur. Angazhim maksimal nga grupet e elektricistëve, për të garantuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për banorët, edhe në këto kushte të vështira atmosferike”,-shkruan Balluku.

Shqipëria është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje të vendit në lartësitë mbi 900-1000 metra po bien reshje bore me intensitet të ulët dhe hera-herës mesatar. Ndërsa pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga reshje shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?