Bimët medicinale, Panariti: Të ruajmë varietetet autoktone
Duhet të ruajmë me fanatizëm varitetet autoktone shqiptare të bimëve medicinale.
Adresimi i shqetësimit është bërë nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ku gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e II të Industrisë se Kultivimit dhe Përpunimit të bimëve aromatike e mjekësore të Shqipërisë, propozoi që duhet të përdoren edhe mbetjet e bimëve medicinale duke i përpunuar në laborator.
Ministri i Bujqësisë tha se ky është një plan kombëtar që synon rritjen e eksportit dhe treguesve të cilësisë.
Panariti: Larmia e bimëve aromatike dhe mjekësore që kultivohen dhe grumbullohen është mbi 30, të cilat eksportohen. Ne kemi një strategji për të zhvilluar bujqësinë edhe në zonat kodrinore dhe malore dhe pikërisht bimët aromatike dhe mjekësore ofrohen si alternativë për të zëvendësuar fenomenin negativ të bimëve narkotike si hashashi.
Shqipëria konsiderohet nga ekspertët si vendi me më shumë llojshmëri të bimëve aromatike dhe medicinale që rriten natyrshëm në habitatin e tyre.