Binaj bashkon partitë opozitare: Koha për koalicion të madh kundër betonit dhe korrupsionit

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët politikë të të gjithë spektrit opozitar në vend. Binaj thekson se kryefjala e takimit ka qenë dhënia fund e rrënimit të qytetit nga betoni dhe korrupsioni. ”Duhet një koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm dhe partive politike opozitare”,-shkruan Binaj. Në takimin e sotëm morën përfaqësues të të gjitha partive opozitare, ku spikatën edhe Ermal Hasimja një tjetër emër i përfolur në garën paraprake para se opozita të mbështeste Binajn. PD, PL, PAA, PR, Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje garantuan Binajn për mbështetjen gjatë fushatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?