Binaj kandidat, Jul Deda revoltohet me PD: Kur kandidova unë thanë ”nuk shkojmë në bashki për gallatë”

Aktori Julian Deda, i njohur edhe për mbështetjen e madhe dhe kontribuese ndaj PD, ka reaguar pas vendimit të selisë blu për të mbështetur kandidaturën e aktorit të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.

“Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës. Sot po bëhet fakt, diçka që para dy vitesh (në primaret e 2023) ishte e tmerrshme të ndodhte, pikërisht kandidimi i një aktori humori për kryetar bashkie. Mbaj mend, kur kandidova në primare, një funksionar i lartë, adult dhe injorant aty, më tha: “Nuk do shkojmë në bashki për gallatë”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-së”, shkruan Deda.

Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, ai shpreh mbështetjen për kolegun Binaj dhe kërkon që edhe mbështetja e opozitës të jetë e vërtetë, jo sa për t’u dukur në publik e për t’a djegur atë si figurë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?