Binaj: Në një vit, qytetarët humbin 15 ditë në trafikun e Tiranës

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës dhe i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka ndarë një nga shqetësimet më të mëdha të përditshme të banorëve të kryeqytetit, trafikun.

Për të bllokimet e përditshme në rrugët e Tiranës i bëjnë qytetarët të humbasin mesatarisht 15 ditë në vit, kohë që mund të shpenzohej ndryshe, pranë familjes apo miqve.

”Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund ti kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”,-shkruan Binaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?