Biznesi kundër paketës fiskale: Nuk argumentohet rritja e taksave
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku Në Ora News deklaroi se me rritjen e taksave qeveria nuk bën asgjë tjetër veçse vendos në vështirësi biznesin dhe nxit informalitetin.
“Me keqardhje them se vazhdon e njëjta filozofi.
Nuk arsyeton rritjen e taksave dhe sa ndikon në rritje e ekonomisë. Kjo do e vërë në vështirësi sigurimin e të ardhurave buxhetore të planifikuara për qeverinë” thotë ai.
Por disa nga pikat pozitive të paketës fiskale sipas Buxhukut janë: Ulja e vleftës së rentës minerare për prodhimin vendor. Paketa fiskale për bujqësinë.”