Biznesi: Paketa Fiskale e vitit 2015, ekonomia ka nevojë për oksigjen
Nga ana e tij, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka u shpreh se propozimet e dhëna nuk janë marrë në konsideratë, madje asnjë prej tyre, duke shtuar se priten përmirësime në disa kushte, që ekonomia të mund të zhvillohet dhe jo të rëndohet më tepër.
Ndërkaq, kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi u shpreh se nevojitet ulje e taksave.
“Ne kemi kërkuar uljen e taksave lokale dheatyre vendore. Gjithashtu përmirësimin e disa ligjeve që rrisin kostot e bizneseve dhe ndër më të rëndësishmen, që gjithashtu është rekomanduar nga disa ekspertë të Harvardit, uljet e tvsh-së në sektorin e turizimit”, deklaroi.
Bregasi vlerësoi gjithashtu se Paketa e vitit 2015 ka përmirësime të dukshme, sidomos në reduktimin e procedurave tatimore, por nuk la jashtë vëmendjes listimin e disa pikave, që sipas tij, ishin negative në peshën që i jepet biznesit shqiptar.
“Në fushën e ndërtimit, është përkeqësuar tatimi pasi bie pesha vetëm mbi sipermarrësin, duhet të paguajë edhe pronari i tokës. Tatimi është shtuar me 15%, këtë propozim e kemi bërë edhe më parë dhe nuk është pranuar. Tjetër pikë, në turizëm, kemi kërkuar uljen e tvsh-së, mesatarja e rajonit është 7%, ne e kemi 20%. Kjo do rriste investimet në turizëm, është shumë vështirë të fitosh në këtë sektor. Në fushën e pijeve, të ulet kostoja e pullave fiskale, sidomos për birrën vendase, Arsyet janë të qarta: nuk aplikohen në asnjë vend në Europë dhe ka kosto të lartë. Është propozuar që të bëhet në shqipëri vendosja e pullave: ka kosto më të ulët brenda vendit tonë, nxitet punësimi, pullat e vendosura jashtë kufizojnë eksportin në rajon. Këto janë sugjerime që duhen patur kujdes”, u shpreh gjithashtu ai.