Biznesi, protestë kundër supergjobave dhe burgut
Biznesi në kryeqytet ka mbyllur sot për rreth dy orë qepenat e dyqaneve në shenjë proteste për gjobat e larta dhe parashikim të burgut për të gjithë sipërmarrës që kapen me shkelje.
Teksa kryetari i Shoqatës së Tregtarëve të Vegjël e të Mesëm i kërkoi qeverisë që t'i rishikojë këto masa ose në të kundërt sipas tij, do të përshkallëzojnë protestat.
"Pavarësisht se është çuar në Gjykatën Kushtetuese, por ne do të vazhdojmë grevat dhe protestat tona paqësore dhe do të sensibilizojmë jo vetëm Shqipërinë, por edhe trupin diplomatik. Kërkesat tona janë: Rishikimi i ligjit të futjes në fuqi që lë me një vit burg dhe 5 mln lekë gjobë biznesin e vogël. Kërkojmë një amnisti totale sepse po të shohim i gjithë biznesi është i zhytur në borxhe nga 100 mijë lekë të vjetra deri në 20-30 mln lekë. Një bashkëpunim mes qeverisë dhe biznesit, sepse shohim një klimë mjaft të acaruar, shohim një klimë terrori", tha Albert Nasto.