Biznesi turk: Duam t’i vijojmë investimet në Shqipëri

Një delegacion turk i kryesuar nga Presidenti i Këshillit të Biznesit, Mehmet Uslu, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me qëllim identifikimin e rrugëve për investime në sektorë strategjike.

Delegacioni turk zhvilloi takime me ministren e Ekonomisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, si dhe kreun e Agejncisë së Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri. Po ashtu, pjesë e tryezës së takimit ishin edhe përfaqëues te biznesit shqiptar.

Sipas burimeve zyrtare të MZHETS-t, gjatë këtij takimi delegacioni turk i përfaqësuar nga 8 biznese në sektorë të ndryshëm, diskutoi mundësitë për zhvillimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe njëkohësisht të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia renditet në muajin dhjetor të vitit 2015 partneri i dytë tregtar i vendit tonë duke zënë 7.4 % të totalit të vëllimit tregtar. Eksportet në vitin 2015 drejt Turqisë arritën në 6,943 milionë lekë, ndërsa importet 43,707 milionë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?