Biznesmeni i dërgon mesazh gruas: Po të tradhtoj! Ja reagimi i saj

 

Një çift që kishte shumë vite bashkë, duket se ishin mërzitur me njëri-tjetrin. Burri ishte biznesmen dhe vendos që të tradhtojë gruan me sekretaren e tij 18 vjeçe dhe për këtë i nis një mesazh gruas së tij.

Kur kjo e merr mesazhin, i kthen përgjigje burrit dhe mesazhi i saj është vërtetë epik, raporton Syri.

Burri-gruas: “Gruaja ime e dashur: Jam i sigurtë që do më kuptosh, tani je 54 vjeçe dhe ti nuk më kënaq dot mua. Jam i lumtur me ty, të konsideroj gruan më fantastike dhe sinqerisht shpresoj që nuk do ta marrësh për keq këtë.

Kur të marrësh këtë mesazh unë do të jem në hotel Confort me Vanesën, sekretaren time 18 vjeçe. Mos u nxeh, por unë nuk do të vij në shtëpi para mesanatës”

Përgjigja e gruas: “Burrë i dashur, sapo e mora mesazhin tënd  dhe faleminderit që më lajmërove. Përfitoj nga ky rast që të të kujtoj se edhe ti je 54 vjeç. Gjithsesi doja të të informoja se kur të lexosh këtë mesazh unë do të jem në hotel Eden me Xhovanin, instruktorin tim të palestrës, që edhe ai si sekretarja jote është 18 vjeç.

Meqenëse ti je një njeri i rëndësishëm, biznesmen dhe i diplomuar në matematikë, unë vë bast se do ta kuptosh shumë kollaj që gjendemi përballë një situate të tillë, por që një ka një diferencë të “sa të vogël edhe aq të madhe”: 18 hyn më shumë herë tek 54, sesa 54 tek 18. Kështu që është më mirë të mos presësh zgjuar kur të vish në mesnatë.

Të puth gruaja jote që të kupton”.

SHKARKO APP