Bjondia që po çmend Diego Maradonën (FOTOT)
Është folur shumë mes skenave të nxehta në mes të Diego Armando Maradonas dhe Rocio Oliva, por tani flet një tjetër vajzë e cila pohon se kishte marrëdhënie intime me “Dorën e Zotit”.
Ajo është Veronica Vaira dhe rrëfimi i saj me shumë mundësi do t’i japë fund lidhjes së argjentinasit me Olivan, shkruan Telegrafi.
“Me Diegon kam pasur një lidhje. Me mua ai ishte një dashnor model dhe një zotëri.
E them këtë, pasi ai kurrë nuk ka folur keq për Rocon. Maradona ishte një dhjetësh edhe në shtrat”,- ka thënë Veronica.