Bledi Çuçi: 4200 vende pune në Gjirokastër

Çuçi në Palorto të Gjirokastrës: Investimet në turizëm do të sjellin 4200 vende pune për Gjirokastrën. Ka ardhur koha që Shqipëria të qeveriset nga një parti e vetme

Kryesuesi i listës së Partisë Socialistë në Gjirokastër Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim në lagjen e Palortosë. Gjatë fjalës së tij ai premtoi se lagjes së Palortosëdo ti rivendoset dinjiteti si mozaik i letërsisë botërore,

Falë shkrimtarit të madh Kadare, Palortoja është sot një nga mozaikët më te mëdha te letërsisë botëroredhe ne duhet ta kthejmë lagjen në lartësinë qe e ka ngritur me aq mjeshteri i madhi Kadare.  Dhe ky eshte njëpremtim.

Shumë shpejt do vijnë njerëzit dhe do lakmojnë çdo gur tësokakut te Gjirokastrës dhe do jetë destinacioni kryesor turistik në Shqipëri. Vizioni jonë për Gjirokastrën është pikërisht ky, të ndërtojmë një qytet mbi të shkuarën qindravjecare qe na e lanë të parët tanë për të ngritur të ardhmen tonë, sepse çdo investim që ne bëjmë,e bëjmë në funksion të turizmit. Në 4 vite ne kemi bërëtëgjitha llogaritëdhe vetëm si rezulatat i investimeve ne urbanistikë dhe rehabilitim të zones muzeale me ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm,në 4 vite do tëkrijohen 4200 vënde pune vetëm në Gjirokastër.

Çuçi u shpreh se sfida me e madhe e 4 vjeçarit të ardhshëm do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë, dhe deklaroi se me të njëjtën vendosmëri që PS luftoi për drejtësinë do të vijojë të reformojë edhe ekonominë. Gjithashtu ai vuri theksin se për të arritur një performancë më të mire, ka ardhur koha që Shqipëria të qeveriset nga një parti e vetme.

“Ne kemi shpallur nj nga sfidat me te medha kete 4vjeçar do luftojmë për të ngritur ekonominë shqiptare dhe më të njejtin guxim  dhe vendosmëri që luftuam për vettingun, me këtë guxim dhe vendosmëri do luftojmë që të ngremë ekonominë shqiptare aty ku i takon.

Ka ikur koha që qeveria të ndahet thela sic ndahet shalqiu, nuk ka më kohë për shqiptarët të perjetojnë çdo ditë në shtëpitë e tyre trillimet dhe streset që sjell një politikë e mbrapshtë që synon pasurimin dhe pushtetin e një oligarkie të rreme. Ka ardhur koha ku qartazi shqiptarët të zgjedhin nje ekip unik për të qeverisur.

SHKARKO APP