FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blendi Gonxhja: Koncerti i Kanye West do të jetë një nga eventet më të jashtëzakonshme në Tiranë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha sot se koncerti i Kanye West në Shqipëri, është planifikuar që në muajin janar dhe nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet apo me protestat e ditëve të fundit.

Gjatë seancës plenare në Kuvend, duke ju përgjigjur kreut të grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se koncertet e reperit amerikan janë anuluar në vende të tjera të Evropës për shkak të deklaratave të tij antisemite, Gonxhja përmendi disa shtete të Evropës në të cilat ka zhvilluar koncerte Kanye West.

“Koncerti i Kanye West është planifikuar nga janari i këtij viti dhe nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale dhe asnjë lloj aktualiteti protestë. Kanye West është një super artist, i cili ka perfomuar në Holandë dy net, në një vend të BE-së, i cili ka koncert në Spanjë, ka koncert në Portugali, ka zhvilluar koncert në Turqi, në Gjeorgji, në SHBA dhe së shpejti dhe në Shqipëri”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Gonxhes, koncerti do të jetë një nga eventet më të rëndësishme që ka organizuar Tirana, duke kontribuar në promovimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion turistik dhe kulturor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata që kanë diçka me koncertin na vjen keq do të jetë një nga eventet më të jashtëzakonshëm të Tiranës të Shqipërisë që na futën në ligën e kampionëve të venetëve më elitare sa i takon imazhit të vendit sa i takon reputacionit dhe destinacionit sa i takon brandit shqiptar. T’i vijë turp çdo njërit që shpif në emër të kulturës të artit dhe aktiviteteve që forcojnë turizmin dhe zhvillojnë vendin tonë”, tha Gonxhja.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?