Blendi Gonxhja në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV, në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se “përveç nderit të jashtëzakonshëm për ta dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota, pata kënaqësinë ta falënderoj për vëmendjen ndaj vlerave të kulturës shqiptare”.

“Gjithashtu e falënderova edhe për ftesën speciale të Selisë së Shenjtë për të na mundësuar jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe një përshëndetje të Tij me grupin e përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve, në Romë”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “mesazhi i papa Leone XIV për solidaritet dhe shpresë mbushi zemrat e pelegrinëve të pranishëm dhe gjithë audiencës botërore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?