Blendi Klosi: Në qershor zgjedhje brenda partisë, do të ngremë strukturat e PS edhe në diasporë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë Kryesinë e PS. Kjo mbledhje ka zgjatur për rreth dy orë.
Në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, u shpreh se fokusi ishte te zgjedhjet në strukturat bazë, ndërsa në nëntor do të zgjidhen strukturat qendrore.
“Në mbledhjen e datës 21 mars ne do të kemi diskutime dhe do t’i hapim rrugë dhe zgjedhjeve të reja në parti, me një rivlerësim të të gjithë kontributorëve të PS.
Në këtë proces do të kanalizohet edhe me një dimension të ri, që nga zgjedhjet e kaluara e kemi evidentuar të rëndësishëm, që është partia në diasporë. Shtrirjes së strukturave dhe në degët tona, kryesisht në vendet që kishim numrin me të madh të votave në diasporë”, tha Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

