Bleona fal Çanin, ky i fundit nga sharjet kalon te komplimentet
Pas me shumë se 10 vitesh Bleona Qerreti ka pranuar të vijë në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, emision drejtuar nga Arian Çani.
Këngëtarja kishte kohë që nuk fliste me Arian Çanin për shkak se ky i fundit i këndonte herë pas herë në emisionin e tij një këngë, që siç e shpjegoi e kishte bërë vetëm sepse ishte me rimë. “O Bleona, o Bleona i ke b***t si vagona”. Kjo ide e tij lindi, kur Bleona u shfaq publikisht me një veshje transparente që që solli reagime të shumta.
Por mbi komente, Bleona tha se Çani është një cop idioti.
Bleona tha se shkoi në studion e Çanit, që ta prekte publikisht dhe t’i vërtetonte të kundërtën.
Më herët Qerreti i është përgjigjur Çanit nga studio e “Opinion” duke e quajtur “injorant”. Bleona, pranoi se kishte kërkuar vetë të ishte në Zonë e Lirë duke e telefonuar Çanin.
Pasi i kanë sheshuar gjerat mes tyre, Bleona tha publikisht se e ka falur Arian Çanin. Vetë gazetari i njohur shqiptar e ka konsideruar Bleonën një femër të guximshme pasi është zhveshur në skenë shumë vite më parë duke thyer të gjitha tabutë në një vend talebanësh – siç e quajti ai. Ndërsa për sa i përket gazetares Iva Tiço, Bleona Qerreti tha se nuk hiqte asnjë pikë dhe presje nga qëndrimi që kishte mbajtur në statusin që publikoi në rrjetet sociale.
Në aspektin profesion, Bleona Qerreti tha se është shumë ë lumtur pasi kënga e saj e re e publikuar ne kanalin zyrtar në VEVO “Take you over” është ngjitur në vendin e 36 të revistës “American Billboard” në kategorinë e muzikës dance.