Bleona Qereti pozon për revistën Playboy

 

Fama e Bleona Qeretit i ka kaluar prej kohësh kufinjtë.

Së fundmi, revista e njohur për të rritur, Playboy ka bërë një shkrim për këngëtaren shqiptare.

Pas suksesit në Rusi, Bleona është bërë pjesë e “Playboy” për të cilën është shkruar një artikull, ku bëhet fjalë për një përmbledhje të karrierës dhe planeve të ardhshme të artistes shqiptare.

Revista në fjalë bën me dije se këngëtarja bashkëpunon me emra të njohur ndërkombëtar, si Usher, Chris Broën dhe J.Lo.

Për këtë artikull, Bleona ka realizuar një set fotografik krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë, duke u komentuar si një lepurushe e vërtetë.

SHKARKO APP