“Bleta e Artë 2016”/ Rama për ekonominë: Borxhet, shmangëm një rënie në humnerë

Gjatë mbrëmjes së mbledhur për shpërndarjen e Çmimeve “Bleta e Artë 2016”, kryeministri i vendit Edi Rama preku temën e ekonomisë dhe rritjes së saj në këto 3 vite qeverisje të koalicionit të majtë.

Rama gjatë fjalës së tij tha se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për këtë model ekonomik që mbështetet tek investimi dhe tek eksportet. Gjithashtu kreu i qeverisë nuk la pa përmendur gjendjen ekonomike të vendit që trashëguan nga qeveria paraardhëse, sipas të cilit ishte si “një rënie në humnerë për shkak të borxheve”

“Viti 2016 nuk është një rritje e mjaftueshme për një ekonomi si e jona. Për shtresën e varfër ne kërkojmë që impulsi i rritjes të jetë i prekshëm në jetën e përditshme. 3.5% është shumë më tepër se 0.5% kur ishte ekonomia 3 vite më parë. Projeksioni i rritjes së mëtejshme të qëndrueshme është në funksion të objektivit tonë. Duhet të ndihemi krenarë për transformimin e modelit të brendshëm ekonomik. E kthyem në një model që mbështetet tek eksportet dhe investimet. Shmangëm një rënie në humnerë për shkak të borxheve të akumuluara, të fshehura dhe kolapsit energjetik e financiar që kërcënoheshim si rezultat i krizës së thellë të operatorit të shpërndarjes. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga vizioni ynë i partneritetit publik-privat,” tha Rama.

/BW

SHKARKO APP